l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Veprimtaria e OBVL

 

Risi e liderit të ri demokrat është vendosja e një raporti të drejtë midis kontributit, meritës dhe përgjegjësisë

 

OBVL, mesazh urimi për kryetarin e ri të PD, Lulzim Basha

 

Organizata e Bashkuar e Veter anëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit Shqiptar (OBVL) i ka dërguar një mesazh urimi z.Lulzim Basha me rastin e zgjedhjes së tij në funksionin e lartë të Kryetarit të Partisë Demokratike.
OBVL vlerëson garën për lidershipin e ri të Partisë Demokratike, që evidentoi dukshëm ridimensionimin e vlerave të së djathtës.

Duke evidentuar bashkëpunimin e ngushtë dhe përkujdesjen e madhe që z.Basha, si kryetar i Bashkisë së Tiranës ka treguar ndaj veteranëve, kryesia e OBVL i shpreh atij urimet më të mira si bartës dhe njëherësh përçues dinjitozë i vlerave më të mira të shoqërisë shqiptare.

Kreu i OBVL, Rrahman Parllaku (gjeneral-lejtënant në pension, Hero i Popullit) shpreh bindjen se në këtë funksion të ri të lartë,Basha, do të bëjë realitet projektin demokratizues të PD-së. Kjo duket fare qartë në përcaktimin prej tij të përgjegjësisë së gjithsecilit demokrat, duke e vlerësuar një gjë të tillë në funksion të riorganizimit dhe konsolidimit tërësor të strukturës së PD-së për të triumfuar në zgjedhjet e ardhshme.

Duke njohur anët pozitive të traditës së PD-së, Basha synon shndërrimin e saj në një opozitë të fortë, konstruktive e institucionale, që ta sjellë atë në pushtet në zgjedhjet më të afërta. Projekti i shpalosur prej tij, që synon ta bëjë PD-në një forcë politike që t'i drejtohet qytetarit masiv dhe jo vetëm militantëve, duhet vlerësues si një projekt emancipues që jep shpresë.

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes