l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Veprimtaria e OBVL

 

Mesazh falenderimi për Kryeministrin e Shqipërisë

Prof.Dr.Sali Berisha

 

        I nderuar z.Berisha!

Kryesia e Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare shpreh vlerësimin maksimal për kotributin tuaj madhor në shembjen e regjimit më gjakatar që ka njohur historia, themelimin e pluralizmit politik dhe të Partisë Demokratike, për krijimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor.

Kontributi juaj në këta dy dekadat e fundit është evident kudo.

Ju si askush tjetër realizuat aspiratën e popullit shqiptar: anëtarësimin e  Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe në NATO, afrimin e vendit tonë fare pranë Bashkimit Europian.
Është evident roli juaj në vlerësimin dhe përçimin e vlerave të Luftës Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, luftë kjo që e radhiti Shqipërinë përkrah Aleancës së fuqishme të popujve të drejtuar nga SHBA, Britania e Madhe dhe ish BS.

Ne vlerësojmë mbështetjen që i keni dhënë organizatës tonë dhe veçanërisht idetë dhe vizionin tuaj për rishkrimin e historiografisë shqiptare, ku padyshim, siç jeni shprehur edhe Ju, LANÇ përbën një nga faqet më të ndritura të saj.

Ju dhe qeveria juaj bëtë realitet Shqipërinë e zhvilluar me infrastrukturë moderne, ku veçanërisht Rruga e Kombit, Tuneli i Krrabës dhe autostrada Tiranë – Elbasan janë përmendore që mbajnë vetëm emrin tuaj.
Në zgjedhjet e 23 qershorit, për të cilat ju u angazhuat maksimalisht për tí zhvilluar konformë standardeve europiane, të çertifikuara si të tilla edhe nga organizmat prestigjiozë ndërkombëtare, Ju shpalosët projektin e Shqipërisë së zhvilluar.

Ndonëse nuk u votua masivisht, ky projekt mbetet për sot dhe në të ardhmen në themelet e programeve të mazhorancave që do të vijnë.

Ndërsa me aktin e dorëheqjes nga funksionet drejtuese në PD ju demostruat sërish forcën dhe vitalitetin e një burri të shquar shteti.
Ju ishit dhe mbeteni ideatori dhe frymëzuesi i fitoreve të reja të së djathtës reale shqiptare, të cilat padyshim që do të jenë të afërta.
Edhe njëherë ju konfirmojmë vlerësimin dhe njëherësh mbështetjen tonë maksimale.

Ju urojmë shëndet Ju dhe Familjes tuaj.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes