l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Veprimtaria e OBVL

 

Titulli i lartë iu dorëzua gjeneral Parllakut nga kryetari i Komunës së Kurveleshit, z.Pëllumb Milori

Kreu i OBVL-së, Parllaku  - “Nderi i Komunës” Kurvelesh

 

Këshilli i Komunës Kurvelesh, Tepelenë, në mbledhjen e datës 17 Gusht 2013 vendosi të shpallë Z.Rrahman Latif Parllaku “Nderi i Komunës” me motivacionin: “Njeri me vlera të larta intelektuale, të cilat i ka demonstruar dhe vazhdon ti demonstrojë edhe sot. Burrë që u ka barë ballë me fisnikëri gjithë vështirësive të jetës, mik i vjetër i krahinës së Kurveleshit”.

Ky titull i lartë iu dorëzua gjeneral Parllakut nga kryetari i Komunës së Kurveleshit, z.Pëllumb Milori në një ceremoni të thjeshtë, por mbresëlënëse, ku merrnin pjesë drejtues të OBVL-së, kryetari i Këshillit të Komunës së Kurveleshit, z. Gëzim Pana, historiani i mirënjohur Pëllumb Xhufi, ish deputeti Auron Tare, pjestarë të familjes dhe të afërm të gjeneralit në pension.

Ndërsa ka publikuar këtë titull për Heroin e Popullit Rrahman Parllaku dhe motivacionin përkatës, kryetari i komunës së Kurveleshit z.Pëllumb Milori ka vlerësuar kreun e OBVL-së si krenaria e krahinës së tij.
“Gjeneral Parllaku mban titullin e lartë “Hero i Popullit” dhe si i tillë edhe i Kurveleshit. Ky titull nderon në radhë të parë komunën tonë, për të cilën ai ka dhënë një kontribut të vyer si në kohën e Luftës së lavdishme Nacionalçlirimtare, gjatë viteve kur drejtoi me nder e dinjitet ushtrinë shqiptare dhe këto vite si kryetar i OBVL-së”,- u shpreh ndër të tjera kryetari i Komunës së Kurveleshit, z.Pëllumb Milori.

Prof.Dr.Pëllumb Xhufi, në fjalën e tij përshëndetëse u ndal veçanërisht tek potenciali intelektual e njerëzor që mbart figura e Heroit të Popullit Rrahman Parllaku. Pasi dënoi genocidin e pashembullt të dikaturës komuniste ndaj gjeneralëve të këtij rangu, ai solli në vemendjen e pjesëmarrësve në këtë ceremoni festive rolin determinant të gjeneral Parllakut në organizimin dhe drejtimin e njësiteve partizane, nga ato guerile deri tek brigada e divizione,  drejtimin me kopetencë e profesionalizëm të strukturave më të larta të Ushtrisë shqiptare, si dhe stoicizmin me të cilin ai përballoi akuzat e pabaza dhe vitet e burgut të vuajtur padrejtësisht dhe për të cilat ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Kasacionit.
Këto cilësi të larta të z.Parllaku u evidentuan edhe nga nënkryetarët e OBVL-së, Skënder Malindi e Myfit Guxholli. Ata falenderuan kretët e komunës së Kurveleshit për titullin që i dhanë kreut të OBVL-së, duke e konsideruar atë si nder që i bëhet Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Nga ana e tij, z.Parllaku shprehu mirënjohjen për nderimin me këtë titull nga këshilli i Komunës Kurvelesh. Ai falenderoi autoritetet e kësaj komune për vlerësimin e veçantë që i bënë vetëm pak kohë pas vizitës që ai zhvilloi në këtë komunë.
Ceremonia u shoqëerua dhe me një koktejl si dhe me një drekë festive që shtroi familja Parllaku.
Pak mkohë më parë, Komuna e Kurveleshit dhe Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të LANÇ organizuan një ceremoni përkujtimore, në 70-vjetorin e rënies së Heroit të Popullit, Asim Zeneli. Pranë memorialit të tij në Grykën e Këlcyrës vendosi një kurorë me lule dhe përshëndeti të pranishmit edhe kryetari i OBVL-së Rrahman Parllaku, i cili mori pjesë në këtë veprimtari përkujtimore, me ftesë të autoriteteve lokale të komunës së Kurveleshit.
Pas ceremonisë, i shoqëruar nga kryetari i komunës, Z.Milori dhe nga Z.Isa Tare, kreu i OBVL-së bëri një vizitë në komunën e Kurveleshit. Bashkë me ta, Z.Parllaku vizitoi familjen e vëllait të Heroit të Popullit Hito Çako (Xhavjek Çako), familje kjo ku ai është pritur e strehuar në vitet e zjarrta të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Mjaftë mbresëlënëse ishte dreka e shtruar nga kryetari i Komunës së Kurveleshit për Heroin e Popullit Rrahman Parllaku, gjeneral – lejtenant në pension. Në këtë drekë ku merrnin pjesë dhe vetaranë të LANÇ e të ftuar të tjerë, me kërkesën e tyre, Z.Parllaku, solli në vëmendje kujtimet e disa betejave luftarake të zhvilluara
në këtë krahinë kundër okupatorëve nazifashistë, në të cilat ai ka qenë  jesëmarrës.

Pjesëmarrësit ndoqën me vëmendje kujtimet e z.Parllaku për thyerjen e  operacionit nazist të Dimrit 1943-1944, në atë terren malor dhe në kushtet e një dimri tejet të ashpër, ku partizanët bënë sakrifica mbinjerëzore. Kryetari i OBVL falenderoi kryekomunarin e Kurveleshit, Z.Milori për ftesën dhe mikpritjen e veçantë, vëllazërore e të ngrohtë.
I mallëngjyer nga vizita në ato vende ku i vinin në kujtesë shokët e shoqet e rinisë, Parllaku nderoi me respekt të veçantë kujtimin e 23 ish luftëtarëve të lirisë që mbetën të vrarë e të ngrirë në borë në luftimet e 2-6 shkurtit në Salari e Malin e Këndrevicës së Dhemblanit. Po ashtu ai solli në kujtesë edhe shumë të tjerë të plagosur të cilët mbetën invalid për jetë.

Z.Parllaku foli për sakrificat sublime që bënë luftëtarët e lirisë në moshën e rinisë dhe të adoleshencës 13-15 vjeçare.
Kryetari i OBVL u bëri thirrje autoriteteve vendore, të rinjve dhe të rejave që të kujdesen për mirëmbajtjen e memorialëve e të varrezave të dëshmorëve, si pjesë e historisë sonë kombëtare..
Bashkë me mallëngjimin, z.Parllaku pati kënaqësinë të shohë vendin që po rilind nga puna e popullit tonë vital.

 



Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes