l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

VETERANI - Aktualitet


OBVL, një organizatë e konsoliduar

Në këtë 20-vjetor, OBVL e vendosur për të pasuruar më shumë historinë reale të LANÇ

Nga Dhimitër NDRENIKA *

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës (OBVL) mbushi 20 vjet veprimtari në misionin e saj historik të ruajtjes, mbrojtjes e zhvillimit të vlerave të Luftës, nga më të lavdishmet për liri e pavarësi të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Ballkan, të luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve fashistë italianë e nazistëve gjermanë.


OBVL u themelua me përmbysjen e sistemit diktatorial enverian në përputhje me frymën e përpjekjeve për bashkim të shqiptarëve, shprehur në Konferencën e Pezës dhe Marrëveshjen e Mukjes, me program e statut gjithëpërfshirës. Ajo dha një kontribut të çmuar gjatë këtyre dy dekadave të periudhës së tranzicionit të brishtë, ende të papërfunduar në RSH.

OBVL përfshiu në radhët e saj ushtarakë e veteranë të OUPLSH, të organizatave demokratike të veteranëve, shtresa veteranësh jashtë tyre dhe kreu veprimtari në lëvrimin e vlerave, të traditës e të legjislacionit, në dobi të veteranëve, të invalidëve e familjeve të dëshmorëve si dhe në hartimin e legjislacionit për këto shtresa.

OBVL, në veprimtarinë e saj u distancua nga sistemi totalitar i partisë-shtet. Ajo shtriu bashkëpunimin e saj me të gjitha shtresat, pa paragjykuar bindjet e tyre; me ata që përkrahën luftën, e mbështetën atë dhe e ndihmuan, e që sot ende nuk përfaqësohen me organizata të veçanta.OBVL ka njohur shtetin ligjor; ka bashkëpunuar me institucionet e pavarura të tij dhe ka ndërmarrë nisma në dobi të veteranëve, invalidëve e familjeve të dëshmorëve.

Në veprimtarinë e saj OBVL nderoi kontributin e të përndjekurve politikë, sidomos të atyre të LANÇ e të ushtarakëve të spikatur që udhëhoqën luftën, por që padrejtësisht u pushkatuan, u burgosën, u dëbuan e internuan. Në këtë 20-vjetor OBVL vjen e konsoliduar, e bashkuar dhe me energji e vendosmëri për të lëvruar më tej, pasuruar më shumë historinë reale të LANÇ.Organizata e Ushtarakëve në Pension e të Liruar iu uron përzemërsisht veteranëve të Luftës suksese e kontribute të reja për të mirën e kombit e të popullit shqiptar, brenda e jashtë kufijve juridikë të RSH. Urojmë një bashkim ndëretnik të organizatave të veteranëve në trojet e tyre etnike.

*Kryetar i OUPLSH



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes