l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

VETERANI - Intervista

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH-së: Forcat e Armatosura, aset i paçmueshëm i shtetit dhe popullit shqiptar

Dy vjet në detyrë, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi: Ja sfidat që përballuan FA

 

Sipas shefit të SHP të FA 100- vjetori e gjeti Shqipërinë dhe FA të saj, kontribuuese të paqes dhe sigurisë kudo në botë. Viti 2013, viti i vazhdimit të modernizimit të Forcës Ajrore dhe FD, dhe procesi do të ketë në fokus FT.
 Për asgjësimin e municioneve janë dhënë vlerësimi nga NATO dhe OSBE. Arsimimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm i personelit ka qenë objektiv i rëndësishëm i FA. Stërvitja në të gjitha nivelet është parë si një tregues i rezultateve. Procesi i RSM ka qenë një nga arritjet më të mëdha të FA të MM dhe përgjithësisht të komunitetit të sigurisë në vend. Ja qëllimi i vizitave dhe konferencave të rëndësishme të organizuara në një vit U mbushën 2 vjet kur Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi u dekretua si shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Sfidat e drejtimit të tij kanë qenë të shumta, por duke parë rezultatet e arritura duket ai deri ka ditur tu bëj ballë atyre fal një punë të shkëlqyer drejtimi por dhe një bashkëpunimi po aq të mirë me Ministrinë e Mbrojtjes. Ja si shprehet në këtë intervistë gjeneralmajor Gjunkshi.

Gjeneralmajor Gjunkshi, vitin e kaluar festuam 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar dhe të FA shqiptare. 2013-ta shënoi 100 -vjetorin e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm, një tjetër ngjarje madhore. Si Shef i SHP të FARSHsë, komenti juaj për këta përvjetorë të rëndësishëm për Forcat e Armatosura dhe të shtetit shqiptar?
Dua të theksoj qysh në fillim të kësaj interviste se të jesh në krye të Forcave të Armatosura në përvjetorin e 100-të të ekzistencës së shtetit shqiptar dhe të ushtrisë së tij, padyshim që është një moment shumë i veçantë dhe i pashlyeshëm në jetën e çdo ushtaraku. Momente të tilla përkojnë rrallë dhe është e kuptueshme që përveç kënaqësisë, mbartin pashmangshmërisht edhe shumë përgjegjësi. Populli dhe kombi shqiptar festuan nëntorin e kaluar një ngjarje historike, finalizimin e një ëndrre shekullore të shkruar me gjak ndër beteja të panumërta. Një tjetër moment historik ishte edhe festimi i 100- vjetorit të Shtabit të Përgjithshëm, krijimi i të cilit daton në 4 majin e vitit 1913. Por nëse në vitin 1913 ishte në pikëpyetje fati i Shqipërisë, sot pas 100 vitesh, Shqipëria dhe Forcat e Armatosura, jo vetëm që kanë konsoliduar pozitat kushtetuese, por janë kontribuuese të paqes dhe sigurisë kudo në botë.

Para pak ditësh është nisur për në mision në Afganistan misioni "Eagle 7", si dhe është kthyer në atdhe kontingjenti i 12-të i FT. Cila do të ishte "nota" që gjeneralmajor Gjunkshi do t'u vinte efektivëve në këto misione jo vetëm në Afganistan?
Misionet që kemi pritur dhe përcjellë këto vite kanë qenë të shumta në numër, secili me emocione të veçanta. Ushtarakët tanë, me profesionalizmin e treguar në të gjitha misionet ku janë angazhuar, padyshim që meritojnë notën maksimale. Ata kanë ditur ta mbajnë lart dhe me nder flamurin kombëtar. Kontributi i FA është vlerësuar vazhdimisht nga drejtuesit e komandave të NATO-s. Ushtarakët tanë kanë treguar se janë të barabartë në profesionalizëm, ashtu sikundër kolegët e tyre pjesëmarrës në misione të Aleancës Euro-Atlantike, duke qëndruar sup më sup me partnerët e duke u konsideruar si "ambasadorët e paqes" së vendit tonë në botë. Ne jemi rreshtuar denjësisht si vend anëtar i NATO-s dhe tashmë i kemi dhënë provat e këtij përkushtimi. FA kanë një dëshmor që dha jetën në mision në Afganistan, Kapiten Feti Vogli, i cili tashmë nuk është dëshmor vetëm i Shqipërisë, por i të gjitha vendeve të NATO-s. Ne sot konstatojmë me kënaqësi se kemi fituar një eksperiencë të vyer, falë angazhimit disavjeçar në të gjitha llojet e misioneve. Kontributet e FA kanë ardhur duke u rritur në sasi dhe cilësi, nga operacione të quajtura "forcë protection", në misione luftimi në Afganistan, deri tek misionet e trajnimit të forcave të sigurisë afgane, ku Shqipëria udhëheq ekipe trajnimi në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të Nevv Jersey të SHBA.

Prej mëse dy vjetësh në krye të FA, padyshim që keni pasur një agjendë të ngjeshur takimesh dhe vizitash, të cilat kanë ndikuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në kuadrin e NATO dhe dypalëshe, si dhe kanë evidentuar përpjekjet e vendit tonë për një rol gjithnjë e më aktiv në çështjet e sigurisë. Cili është komenti Juaj?
Vetë dinamika e zhvillimeve të FA dhe detyrimet në kuadër të NATO-s dhe iniciativave rajonale pa dyshim që të imponojnë një axhendë të ngarkuar. Këto takime kanë qenë dhe mbeten në funksion të thellimit të bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët, në çështje të rëndësishme të sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe të promovimit të vlerave të fqinjësisë së mirë. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore vendin tonë e kanë vizituar krerët më të lartë ushtarakë të Italisë, Turqisë, Greqisë, Mbretërisë së Bashkuar, çka presupozon ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me këto vende. Gjithashtu pjesëmarrja në takimet e komitetit ushtarak të NATO-s, në diskutimet e partnerëve strategjikë ushtarakë mbi ardhmërinë e Aleancës, si dhe një sërë vizitash zyrtare, në SHBA në fund të vitit 2012, në Gjermani, Britaninë e Madhe dhe në KFOR evidentojnë më së miri forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve jo vetëm në kuadrin e NATO-s por dhe të marrëdhënieve dypalëshe. Vendi ynë është pjesë e disa iniciativave rajonale, të cilat fokusohen në promovimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Janë një numër i madh fushash bashkëpunimi, si stërvitjet e përbashkëta, kontingjentet e përbashkëta në kuadër të A5 në Afganistan, një pamje që nuk mund të mendohej vite më parë në Ballkanin e tensioneve dhe të konflikteve. Shqipëria ka demonstruar në mënyrë konstante rolin dhe kontributin e saj të rëndësishëm për krijimin e një rajoni ku mbizotërojnë vlerat euro-atlantike. Këtu mund te përmendim konferencës së 16-të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të FA të vendeve të iniciativës së "Kartës së Adriatikut" vjeshtën e kaluar, konferencën e 7-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të FA të vendeve te Ballkanit pak muaj më parë.

 Le të ndalemi te një element shumë i rëndësishëm, siç është modernizimi i FA. Cilat janë hapat që janë ndërmarrë në këtë drejtim?
Modernizimi i FA është një proces kompleks, i cili përfshin ndryshimet thelbësore të kapaciteteve materiale për të përmbushur objektivat strategjikë. Modernizimi është një aspekt shumë i rëndësishëm i integrimit në NATO. Siç përcaktohet dhe në Direktivën e Mbrojtjes për vitin 2013, hartimi i projekteve të modernizimit do të vijojë të orientohet drejt zgjidhjeve të integruara dhe të plota, të shtrira në disa vite buxhetore dhe drejt krijimit të raporteve të balancuara në modernizimin e armëve dhe shërbimeve. Të gjithë jemi dëshmitarë të konkretizimit të disa prej projekteve madhore, të pajisjes të Forcave Ajrore me helikopterë të mesëm të tipit "Cougar", të Forcës Detare me anije të reja patrulluese, si dhe ngritjes së sistemeve moderne të komunikimit e komandim - kontrollit. Viti 2013 ka qenë viti i vazhdimit të modernizimit të Forcës Ajrore dhe FD, ku sipas planit do të vijojë pajisja e helikopterëve "Cougar" me armatime e sisteme për misione luftimi dhe i anijes "Iliria" me sisteme kërkim-shpëtimi në det, për të mundësuar realizimin e operacioneve SAR. Procesi pas vitit 2014 dhe kryesisht në periudhën afatmesme 2016-2018, do të ketë në fokus mbështetjen buxhetore për FT, ku spikasin dy projekte kryesore, ngritja dhe modernizimi i grup-batalionit të këmbësorisë së motorizuar dhe i një kompanie të forcave speciale.

 Misionit të DIE-s në vendin tonë përfundoi ne fund te korrikut. Cili ka qenë kontributi i dhënë për Fa shqiptare?
Delegacioni Italian i Ekspertëve përmbylli misionin e vet 16 vjeçar në Shqipëri më 26 korrik. DIE shërbeu si element ndërlidhës dhe efikas bashkëpunimi midis Forcave të Armatosura të dy vendeve, duke i dhënë jetë një forme bashkëpunimi direkte, e cila, nga asistencë e mirëfilltë, u transformua gjatë viteve në një organizëm bashkëpunimi duke iu referuar në mënyrë të veçantë aktivitetit formues dhe stërvitor në sektorë të ndryshëm, në shërbime dhe kompetenca të Forcave të Armatosura shqiptare për të mbërritur në marrëdhëniet e tanishme të partneritetit: nga sektori shëndetësor deri në shërbimin meteorologjik ushtarak, nga kërkim-shpëtimi dhe anti-ndotja detare deri tek xhenio ushtarake dhe mbrojtja civile.

Gjeneralmajor Jon B. Lilland, ndihmës shef i Shtabit të ACT për menaxhimin e programeve dhe planifikimin në fillim të vitit 2013 vlerësoi maksimalisht progresin e Forcave të Armatosura drejt integrimit në NATO. A mund të themi që procesi i integrimit të plotë në NATO është në rrugën e suksesit?
Procesi i RSM, ka qenë një nga arritjet më të mëdha të Forcave tona të Armatosura, të MM dhe përgjithësisht të komunitetit të sigurisë në vend. Integrimi është kryefjala e Forcave të Armatosura për vitin 2013, pasi ashtu siç është vlerësuar në Direktivën e Mbrojtjes, ky do të jetë viti i integrimit të plotë në NATO. Periudha pas anëtarësimit dhe veçanërisht viti 2012 ka shërbyer për krijimin e eksperiencës së mjaftueshme lidhur me integrimin e plotë në NATO. Bazuar në këtë eksperiencë, viti 2013 është vendimtar për realizimin e plotë të Objektivave të Planit të Integrimit në NATO. Rëndësi e veçantë nga ana jonë i është kushtuar realizimit konkret të masave të parashikuara në Planin e Integrimit me Komandën e NATO për Transformimin (ACT) dhe Komandën e Forcës së Bashkuar të Napolit (JFC-N). Në shkurt u zhvillua një Vvorkshop mjaft i rëndësishëm, i drejtuar nga Gjeneralmajor Jon B. Lilland, ndihmës shef i Shtabit të ACT. Ky takim pararendës i konferencës së radhës, konsistoi në hartimin e një plani mbështetës të mirë detajuar të prioriteteve më të rëndësishme të Forcave të Armatosura. Nën autoritetin (ACT) janë zhvilluar pesë konferenca, në përfundim të së cilave kemi vlerësuar progresin e arritur dhe kemi përcaktuar detyrat dhe sfidat që na presin. Konferenca e gjashtë dhe e fundit e integrimit do të zhvillohet brenda këtij viti, në të cilën pritet që të marrë pjesë edhe Komandanti i ACT. FA shqiptare kanë shënuar progres të vazhdueshëm sa i takon plotësimit të detyrimeve të integrimit. Përfundimi i RSM sjell padyshim përmirësim të mëtejshëm të këtij progresi.

Gjysma e parë e vitit ka shënuar një numër të madh stërvitjesh, përmendim këtu "Black Eagle 2013", stërvitjen e përbashkët në kuadër të A5 "Joint Reaction 13", "Rreth-Grethi 2013", "Biza 2013", etj. Cili është vlerësimi juaj për rezultatet e arritura në këtë fushë?
Stërvitja vlerësohet jo vetëm si prioritet, por edhe si domosdoshmëri për realizimin e misionit kushtetues të Forcave të Armatosura, pasi është faktori kryesor për arritjen e standardeve në zhvillimin e forcës profesioniste dhe garantimin e suksesit të misionit. Kemi organizuar disa gjatë vitit 2013 si; dy konferencat planëzuese të grupit të punës për edukimin, trajnimin dhe stërvitjen për takimin e shefave të Shtabit të Vendeve te Ballkanit të zhvilluara në Shqipëri në muajt Janar dhe Mars 2013, dy konferencat planëzuese të stërvitjes "Imediate Response" në Kroaci të zhvilluara në muajt shkurt dhe maj 2013 si dhe dy konferencat planëzuese te stërvitjes "Joint Reaction" në Shqipëri në muajt Shkurt, Prill 2013. Këto konferenca janë vetëm vazhdimi i vijimësisë të shumë konferencave dhe takimeve të ndryshme dhe në kuadër të aleancës për stërvitjen. Gjatë 2013-ës stërvitja në të gjitha nivelet është parë si një tregues objektiv i rezultateve. Nga ana Shtabit të Përgjithshëm dhe komandave të forcave është vlerësuar stërvitja e nënreparteve të deklaruara në "NATO Pool of Forces", disa prej të cilave janë në proces vlerësimi dhe certifikimi sipas standardeve  të NATO-s. Një stërvitje e suksesshme këtë vit ishte edhe stërvitja e përbashkët "Joint Reaction 13", në kuadër të (A-5) me pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës. "Joint Reaction 13", shërbeu si test për vlerësimin dhe konsolidimin e kapaciteteve ushtarake për zgjidhjen e situatave të emergjencave civile dhe operacioneve SAR, si dhe për rritjen e ndërveprueshmërisë së trupave të vendeve të rajonit. Stërvitja "Biza 2013" ishte padyshim angazhimi më madhor i strukturave të FA në drejtim të përgatitjes së tyre, dhe si e tillë pati vëmendjen e duhur të të gjitha strukturave drejtuese dhe mbështetëse. Në stërvitjen "Biza '13" për herë të parë u testuan dhe u përdorën në terren pajisjet fushore të blera për FA-në, si pjesë e planit të modernizimit. Stërvitjen e përbashkët "Black Eagle 2013", të efektivave të BFS me trupat komando të Britanisë së Madhe ne Zall-Herr si dhe stërvitja e përbashkët me rreth 3 mijë trupa angleze te cilat vijnë me një arsenal te plote anijesh, aeroplan mbajtësesh dhe avionësh te cilët do të kryejnë një ndër stërvitjet më të mëdha në rang vendi me një shtrirje pothuajse në të gjithë vendin është një tregues i qartë i rritjes së aftësive operacionale e luftarake të forcave tona të armatosura për të qenë të barabartë më ushtarakët e një vendi anëtar të Aleancës siç është Britania e Madhe.

Në Forcat tona të Armatosura bëhet një punë e gjithanshme për arsimimin, kualifikimin dhe rritjen e profesionalizmit të personelit. Cili është vlerësimi Juaj për këtë proces?
Arsimimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm i personelit është një nga objektivat më të rëndësishëm të Forcave tona të Armatosura. Në Akademinë e Forcave të Armatosura kanë kryer gjatë këtij viti kurse të gjata apo të shkurtra trajnimi më shumë se 800 ushtarakë dhe civilë. Kjo Akademi arriti që të ndryshojë të gjitha programet e arsimimit dhe kualifikimit në përputhje me programin e koncorciumit të Akademive ushtarake të vendeve të NATO-s dhe po punon për rritjen e standardeve dhe cilësisë duke aplikuar gjithashtu mësimet e nxjerra nga përvoja e kontingjenteve të forcave tona të Armatosura në operacionet ndërkombëtare si dhe nga aplikimi i Stanageve të NATO-s. Atje po bëhet një punë e mirë edhe për akreditimin e këtyre programeve në kuadër të arsimit të lartë në vendin tonë, ndërsa Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes ku marrin pjesë edhe ushtarakë nga vendet e rajonit e më gjerë ka fituar nga ACT nivelin e akreditimit "NATO Listed". Për herë të parë gjatë këtij viti u zhvilluan me sukses stërvitje të dy kurseve të kësaj akademie në Qendrën e Simulimit pranë Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes me programin e asistuar me kompjuter çka përbën jo vetëm një risi aplikimi, por edhe unifikimin e procedurave standarde të stërvitjes së shtabeve në përputhje me standardet e NATO-s, kursimin e kohës dhe të fondeve për stërvitjen. Për FA, kjo qendër është një arritje madhore dhe bashkëkohore, e cila ka futur një standard të ri kualifikimi dhe trajnimi të efektivave të FA në të gjitha shkallët hierarkike të saj. Në këtë aspekt dua të theksoj në mënyrë të veçantë mbështetjen që ka dhënë zyra e Atasheut të Mbrojtjes në Tiranë, zyrën e ODC në Ministrinë e Mbrojtjes, Zyra e CUBIC dhe në mënyrë të veçantë Ambasadori Amerikan në Tiranë, SHT Aleksandër Arvizu. Arritje ishte edhe përfundimi dhe dërgimi për botim i Doktrinës së Përgjithshme të FA, e cila do të shërbejë si bazë për përgatitjen e doktrinave të Forcave, manualeve por edhe për standardizimin e stërvitjes. Kam këmbëngulur që investimi ynë kryesor në FA duhet të bëhet në fushën e arsimimit dhe kualifikimit të personelit dhe në këtë drejtim kam kërkuar të përqendrohet edhe ndihma e aleatëve tanë në fushën e mbrojtjes, pasi investimi në këtë drejtim, është një investim i sigurt për të ardhmen.

Një nga arritjet shumë të rëndësishme të Forcave të Armatosura është dhe demontimi i municioneve. Sipas NATO-s, rasti i Shqipërisë është unik për demontimin e municioneve?
Asgjësimi i municioneve të tepërta ka qenë një nga objektivat më të rëndësishme për Forcat e Armatosura, pasi lidhet me sigurinë e qytetarëve të vendit tonë. Në vitin 2009 kishim mbi njëqind mijë ton municione të tepërta dhe me parametra të rënë, të cilat ishin magazinuar në 31 rajone deposh, të shtrira pothuajse në gjithë territorin e vendit. Para pak kohësh përfunduam asgjësimin e municioneve në poligone të hapura, proces i cili ka qenë i vështirë. Asgjësimi i pjesë së mbetur ka vijuar në uzinat e demontimit, të cilat ofrojnë kushte të larta sigurie pasi kanë në përdorim pajisje dhe metoda moderne. Ky progres është vlerësuar së fundmi edhe në mbledhjen e Forumit për Bashkëpunim dhe Siguri të OSBE-së, zhvilluar në Vjenë gjatë muajit qershor, ku theksua se Shqipëria nga shtatori i vitit 2009 e deri në qershor 2013 ka asgjësuar rreth 90 mijë ton municione. Integrimi dhe modernizimi nuk mund të kuptohej i plotë pa marrë në konsideratë edhe procesin e demilitarizimit, në përmasat dhe dinamikën e tij. Asgjësimi i municioneve të tepërta që kemi aktualisht, do të bëjë të mundur që deri në fund të vitit 2013 të reduktohen 10 grupdepo, disa prej të cilave janë realizuar brenda 6-mujorit të parë. Kjo do të thotë më pak kosto për Forcat e Armatosura dhe më shumë siguri për qytetarët shqiptarë. Përfitoj nga rasti që në këtë kuadër, të shpreh falënderimet për të gjithë aktorët e angazhuar në këtë proces duke filluar nga NASA, Ambasada Amerikane, OSBE-ja, CUBIC, personelin e strukturave të specializuara të Forcave të Armatosura, punonjësit e uzinave, etj.

Një nga arritjet shumë të rëndësishme të Forcave të Armatosura është dhe demontimi i municioneve. Sipas NATO-s, rasti i Shqipërisë është unik për demontimin e municioneve?
Asgjësimi i municioneve të tepërta ka qenë një nga objektivat më të rëndësishme për Forcat e Armatosura, pasi lidhet me sigurinë e qytetarëve të vendit tonë. Në vitin 2009 kishim mbi njëqind mijë ton municione të tepërta dhe me parametra të rënë, të cilat ishin magazinuar në 31 rajone deposh, të shtrira pothuajse në gjithë territorin e vendit. Para pak kohësh përfunduam asgjësimin e municioneve në poligone të hapura, proces i cili ka qenë i vështirë. Asgjësimi i pjesë së mbetur ka vijuar në uzinat e demontimit, të cilat ofrojnë kushte të larta sigurie pasi kanë në përdorim pajisje dhe metoda moderne. Ky progres është vlerësuar së fundmi edhe në mbledhjen e Forumit për Bashkëpunim dhe Siguri të OSBE-së, zhvilluar në Vjenë gjatë muajit qershor, ku theksua se Shqipëria nga shtatori i vitit 2009 e deri në qershor 2013 ka asgjësuar rreth 90 mijë ton municione. Integrimi dhe modernizimi nuk mund të kuptohej i plotë pa marrë në konsideratë edhe procesin e demilitarizimit, në përmasat dhe dinamikën e tij. Asgjësimi i municioneve të tepërta që kemi aktualisht, do të bëjë të mundur që deri në fund të vitit 2013 të reduktohen 10 grup-depo, disa prej të cilave janë realizuar brenda 6-mujorit të parë. Kjo do të thotë më pak kosto për Forcat e Armatosura dhe më shumë siguri për qytetarët shqiptarë. Përfitoj nga rasti që në këtë kuadër, të shpreh falënderimet për të gjithë aktorët e angazhuar në këtë proces duke filluar nga NASA, Ambasada Amerikane, OSBE-ja, CUBIC, personelin e strukturave të specializuara të Forcave të Armatosura, punonjësit e uzinave, etj.

Një tjetër arritje, për të cilën ju keni dhënë vlerësimet maksimale ka qenë programi për menaxhimin e të dhënave të personelit të Forcave të Armatosura, me mbështetjen e përfaqësuesve të CUBIC. A mund të na thoni sa e rëndësishme është kjo?
Menaxhimi i burimeve njerëzore është cilësuar si një ndër objektivat më të rëndësishëm në procesin e integrimit të plotë në Aleancë, ku reduktimi i numrit të forcave dhe rritja e cilësisë së personelit është në qendër të kësaj reforme. Sjell në vëmendje faktin se prej janarit 2010 shërbimi i detyrueshëm ushtarak u zëvendësua me shërbimin profesionist, kjo do të thotë që baza e angazhimit të Forcave të Armatosura qëndron mbi profesionalizmin, nga ushtari më i thjeshtë e deri tek gjenerali. Dixhitalizimi i të dhënave të personelit ishte një nevojë imediate, ajo është vetëm një nga objektivat tanë në këtë fushë. Gjatë vitit të kaluar strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë amerikane CUBIC, realizuan me sukses automatizimin e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe Tabelave të Organizimit dhe Pajisjeve. Ndërthurja e këtyre sistemeve do të mundësojë menaxhimin e plotë të forcës njerëzore, oficer, nënoficer, ushtar profesionist dhe punonjës civil, si dhe do të sigurojë marrjen e raporteve të ndryshme për kualifikime, arsimimin, gradimet etj. Strategjia e menaxhimit të personelit e mbështetur nga ACT është një reformë e suksesshme që ndikon drejtpërdrejtë në menaxhimin e vlerave me të rëndësishme që kanë Forcat e Armatosura, Automatizimi i të dhënave të personelit, i kryer me asistencën e kompanisë amerikane CUBIC dhe kujdesi i treguar për arsimimin në të gjitha nivelet brenda dhe jashtë vendit do të vazhdojnë të jenë prioritet për rritjen e nivelit dhe performancës së personelit në të ardhmen. Kjo periudhë ka qenë koha e implementimit të një sistemi sa të përshtatshëm vlerësimi, motivimi dhe promovimi dhe unë do ta përkufizoja atë si një sistem sa më efektiv bazuar në vlera dhe kontribute, rregulla sa më të qarta dhe komisione karriere sa më efektive, i njëjti preokupim vlerësimi që nga ushtari profesionist deri tek gjenerali, sistem ankimimi të plotë dhe të besueshëm të gatshëm për të reflektuar për një proces edhe më cilësor. Dua të theksoj faktin se komisionet e karrierës, për herë të parë këtë vit, patën mundësinë që të përdorin një dosje totalisht elektronike për të analizuar dokumentet në çdo dosje kandidati për gradim apo kualifikim. Ky fakt është një tregues i qartë në funksion të transparencës, meritokracisë dhe vlerësimit sa më objektiv të çdo ushtaraku në radhët e Forcave të Armatosura për promovimin në gradë dhe në karrierë.

Së fundmi, një mesazh nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm për gjithë efektivat e Forcave të Armatosura?
Në cilësinë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, dëshiroj të transmetoj një urim të veçantë nëpërmjet gazetës tuaj për të gjitha ata burra dhe gra nën uniformë, si dhe për punonjësit civil që shërbejnë në radhët e Forcave të Armatosura, përfshirë edhe ushtarakët që shërbejnë jashtë vendit. Forcat e Armatosura janë një aset i paçmueshëm i shtetit dhe popullit shqiptar.

(Marrë nga gazeta "TELEGRAF")


Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes